Nëse herën e parë djemtë e “Anabel Lab” menduan se ja hodhën paq me dhimbjet nga depilimi i Lolës, sot e pamë të gjithë që s’ishte kështu.
Me (jo dhe aq) keqardhje, djemtë provuan përmes një pajisjeje të vendosur në muskujt e barkut dhe ato anësorë, dhimbjet e lindjes në disa nivele...
Fjala e vetme që mund t’i shpëtonte djemtë ishte “epidural”, në të kundërt çdo britmë apo kërkesë nuk do të merrej parasysh...
Si fillim djemtë u dukën të guximshëm, por reagimet më pas ishin këto.
Pas çdo niveli, dhimbjet bëheshin aq të padurueshme sa fjala e fundit që ju kujtohej ishte “epidural”.
Si i përshkruan ata dhimbjet që përjeton një femër para lindjes?!
“Ishte sikur të hypnin njerëz sipër dhe ti s’e kuptoje nga të vinte.”- u shpreh njëri prej tyre.
"Kur të vijë koha për një fëmijë, do mendoj që edhe një qen s’do ishte keq.”- tha një tjetër.
"Fillimisht si gudulisje, pastaj sikur vinin gur pas guri..."
“Sa të shkoj tek mami, do iki ta përqafoj dhe ti them faleminderit që durove për mua!”
Dhe në fund, të gjithë arritën në konkluzionin që...
“Çuna, burra jemi, por forcën e madhe e ka gruaja.”
“Anabel Lab” këtë vit, nën kujdesin e Dalina Buzit dhe skenaristes Klaudia Brahimaj, është shndërruar në një mix situatash të parealizuara më parë në televizionet shqiptare.
Për të ndjekur "Hostel by Anabel" mund të klikoni këtu.