Mbrëmjen e djeshme, të ftuar në “Xing me Ermalin” ishin Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi. Dyshja ndau me publikun detaje të pathëna më parë rreth historisë së tyre të dashurisë apo asaj se çfarë kanë në plan të bëjnë në të ardhmen.
“Jemi njohur si artistë në distancë. Unë e kam ndjekur punën e Enit, Eni e ka ndjekur punën time. Më pas u njohëm në një koncert në Amerikë.” rrëfeu artisti duke treguar kështu fillesat e dashurisë së tyre.
Nga ana e saj, Eni tha se mediat rozë i konsideruan të lidhur në një kohë kur ata ende nuk ishin njohur mire. Pas propozimit për martesë të bërë në fshehtësi të plotë, Koçi tha diçka më shumë mbi planet e së ardhmes.
“E kemi menduar dasmën. Nuk e kemi vendosur nëse do e bëjmë të madhe (mediatike) ose private. Për fustanin do jem një miks i nuses tradicionale me atë moderne.”
Një tjetër temë e nxehtë që u prek mbrëmjen e djeshme ishte raporti i Prelvukajt me prindërit e Eni Koçit, ku ju kujtojmë se së fundmi është përfolur rreth një raporti të krisur mes tyre.
“Kam një raport shumë të mirë me familjen e Enit. Edhe me Gretën kam një raport fantastik. Kemi mirëkuptim, nuk kemi as përplasje idesh.” u shpreh Genci.