Që prej qershorit të 2016- s, ku në “Netët e Klipit Shqiptar” triumfoi Rozana Radi me “Për me pas nji roze”, festivali në fjalë pati një shkëputje 2- vjeçare, për t’u rikthyer sërish në 2019- n!
Lajmi u bë me dijeni përmes një postimi në Facebook, ku shkruhet:
"Miq, rikthehet Festivali "Netët e klipit shqiptar" edicioni i 16- të
Në 8 javë, ju do të keni mundësinë të ndiqni klipet e zgjedhura nga një juri profesioniste...
Fituesit do të shpallen në një mbrëmje Gala, që do të mbledhë të gjithë artistët në qytetin e mrekullueshëm të Ulqinit.
Ne i kemi ndezur motorët...Nisim shumë shpejt!"
Po kështu është zbuluar një tjetër detaj- Pjesë e festivalit do të jetë moderatorja Arjola Shehu.
“Arjola Shehu do të jetë këtë vit protagonistja e Festivalit!” përfundon postimi shoqëruar me disa foto të Arjolës përkrah Petri Bozos.
Festivali u mbajt për herë të parë në 2002- shin me fituese Mihrije Brahën, për të vazhduar me Hueyda El Saied (2003), Leonard Bombaj dhe Kripëmjaltëzat (2004), Ritmi i Rruges (2005), Genta Ismajli (2006) etj.