Nick Jonas dhe Priyanka Chopra s’kanë ndërmend të heqin dorë nga dasmat. Fundjavën e shkuar, çifti mbajti një tjetër festë në Nellie’s Southern Kitchen, një restorant në pronësi të babait të Nick në Belmont, North Carolina.
Ja një foto e tyre teksa hyjnë në restorant dhe nëse shfletoni në të majtë, keni në video të momentit. Nick u vesh thjeshtë, ndërsa Priyanka zgjodhi një futan të bardhë me dizenjo me lule.
Sipas E! një tabelë në restorant e përshkruante eventin si: “Nick dhe Priyanka sapo u martuan, por ajo kurorë që lidhën s’ka provuar as lëng mishi, as mjaltë, as lëng pule. Është momenti t’u organizojmë një festë tipike jugore. Mama dhe Papa J ju ftojnë me krenarinë më të madhe të kremtoni djalin e tyre dhe nusen e tij.”
Babai i Nick është rritur në Belmont dhe restoranti u frymëzua nga nëna e tij, e cila u nda nga jeta në vitin 2011.
Nick dhe Priyanka u martuan në Indi, dy muaj më parë. Ata ndoqën ritet dhe traditat indiane, pra festuan disa herë.