Pas romancës disa mujore, Chris Pratt dhe Katherine Schëarzenegger bënë publike fejesën e tyre, duke e ndarë momentin e propozimit edhe me ndjekësit në Instagram.
Duket, se çifti do t’i bëjë gjërat shpejt e shpejt pasi që tani po planifikojnë një dasmë shumë të madhe dhe tradicionale, që pritet të mbahet në verë.
Por planet e tyre të shpejta nuk përfundojnë me kaq. Aktori dhe e fejuara e tij duan fëmijë, shumë fëmijë!
I pyetur se si e sheh të ardhmen e tij krah Katherine, Pratt është përgjigjur:
“Të ardhmen? Oh, shumë fëmijë! Ndoshta më pak kohë në punë dhe më shumë duke shijuar gjërat e bukura të jetës. Unë kam dashur të jem gjithnjë një njeri që punon për të jetuar, jo ai që jeton për të punuar. Dua të shijoj perëndime dielli, të kaloj kohë në nje fermë apo të peshkoj!”- përfundoi ai.
Para fejesës, Chris Pratt ishte prej 8 vitesh i martuar me aktoren Anna Faris, me të cilin ka një djalë 9-vjeçar.