Liberta Spahiu pati ca orë të mira bosh mbrëmë në darkë dhe vendosi t’u shuante kureshtjen ndjekësve të saj. Subjekti? Çdo gjë. Nga seanca pyetje – përgjigje, na ranë në sy dhjetë faktet e mëposhtme për të cilët moderatorja s’ka folur më parë.
1. Parfumi i saj i preferuar është Baccarat Rouge 540 nga Francis Kurkdjian. Notat e sipërme janë jasemin dhe shafran, të mesit janë qelibar dhe ambergris, ndërsa të poshtmet, rrëshirë dhe kedër.
2. Në përditshmëri, Liberta përdor fondatinën LR Colours Cream Makeup.
3. Seriali më i mirë për të është “Game of Thrones,” sezoni i fundit i të cilit publikohet 14 prill të këtij viti.
4. Përveç “Prive,” emisioni i preferuar i moderatores është “Nd’rrimi i Natës” nga Alaudin Hamiti.
5. Mosha ideale për t’u martuar për të nuk është “kur të jetë kismet,” por 31, 32 deri në 35 vjeç.
6. Këngëtarja e saj e preferuar është Rihanna, “loqka.”
7. Liberta ju sugjeron të lexoni “Burra që urrejnë gratë,” nga Stieg Larsson. Por nëse përtoni, shihni filmin “The Girl ëith the Dragon Tattoo.”
8. Kënga e saj e preferuar (ndoshta për momentin) është ZHU – Guilty Love.
9. Kur ishte e vogël, Liberta donte të bëhej balerinë. Pastaj u rrit ca dhe donte të bëhej mjeke. Në të ardhmen, synon “të rrijë si zonjë.”
10. Shumicën e kohës, preferon të rrijë me atlete ose këpucë të sheshta.
Postimet: