Në rast se Roza Lati nuk do ta kishte pyetur aq drejtpërsëdrejti, Silva Gunbardhi ndoshta s’do të kishte folur kurrë për bamirësitë e saj.
E ftuar në “Why Not”, këngëtarja tha se e ka të vështirë të shprehet rreth kësaj çështjeje, por gjithsesi ndau me publikun rastet që i kanë mbetur më shumë në mendje.
“Djali im lindi në muajin e 8-të, prandaj mjekët e mbajtën në reaminacion, derisa t’i formoheshin tamam mushkëritë. Aty ngjitur ishte një fëmijë që e kishin braktisur prindërit. Unë gjithmonë Dalvit, qumështin ia vendosja tek koka që kur nuk isha unë, t’ja jepte infermierja.
Një ditë infermierja më kërkon të marrë qumështin e djalit për t’ja dhënë foshnjes së braktisur, pasi furnizimi s’kishte ardhur ende. I thashë të lutëm merre gjithë kutinë dhe dërgova menjëherë Dafin që t’i blejë pelena, rroba, qumësht, letra dhe lodra.”- tregon Silva dhe mesa duket ky nuk është rasti i vetëm që e ka prekur kaq shumë.
“Rasti i dytë ishte i asaj vajzës që hodhën në kazan të plehrave. Ajo mbijetoi, unë kisha 2 muaj që kisha lindur vetë, shkova në reaminacion dhe asaj të njëjtën gjë i bëra..”- vazhdoi Gunbardhi që padyshim mëmësia e ka bërë edhe më të ndjeshme ndaj fëmijëve.