Instagramming

Fifi u përgjigjet njëherë e mirë atyre që e quajnë ‘lopë’ e ‘të shëndoshë’

8 Janar 2019

Fifi u përgjigjet njëherë e mirë atyre që e quajnë

Si grua e kolme, Fifi vështirë t’u shmanget përfundimisht komenteve mbi peshën. Njerëzit kanë gjithmonë diçka për të thënë, edhe nëse s’i pyet kush, edhe nëse lëndon palën tjetër. Në rastin e Fifit, ky lloj bullizmi nisi që kur ajo u bë pjesë e jetës publike dhe ende s’ka marrë fund. Mbrëmë, kantautorja vendosi të ndryshojë mënyrën si iu përgjigjet komenteve dashakeqe dhe gjithë sekreti qëndron te një folje.

“Unë jam e bukur. Ju përshëndes të gjithëve ju që më keni nisur mesazhe të llojit ‘je si lopë, je shumë e trashë, je veshur shumë keq, je shumë e shëmtuar, je shumë kështu, je shumë ashtu.’ Mbase sot mund të bëjë zhurmë kjo thirrja ime kundër bullizmit. Më besoni që nuk është vetëm për mua. Po nanusha, jam shumë e bukur, ndihem e bukur dhe ndihem e veçantë,” shkruan ajo nën një video të vetën ku këndon “Beautiful” të Flori Mumajesit.

Në fund, Fifi thekson “ndihem” dhe vetëm ajo ka rëndësi. Bukuria është e brendshme dhe të shëmtuar janë vetëm ata që nuk e shohin. Ç’rëndësi ka mendimi i tyre fundja?

Gjithashtu, përdorimi i shumtë i fjalës “shumë,” nxjerr në pah një tjetër pritshmëri ndaj grave, të cilat nuk supozohet të jenë apo të kenë shumë çfarëdoqoftë. Si të jenë një kokteil, duhet të kenë sasinë e duhur të peshës, karizmës, ambicies, zgjuarsisë, etj, etj. Por gratë nuk janë kokteile dhe s’kanë pse i binden këtyre kërkesave.

Jemi të sigurt që Fifi s’ua ka mbyllur gojën përfundimisht atyre që e komentojnë me kaq negativitet, por ndoshta ndihmoi disi ata që gjenden në të njëjtin vend me të.

MOS I HUMBISNI