Fifi është një nga këngëtaret më të dëshiruara të momentit. Një personazh shumë karizmatik, që u bë pjesë e tregut muzikor fillimisht me këngën “Kus kus”. Kënga fliste për gratë e kolme të cilat janë nën presionin e peshës nga të tjerët.
bjeri pak vetes mas bohesh pjeshkë/
bohesh dardhë, bohesh copë thjesht hupi do killa/
lem rahat lem rahat lem rahat
Refreni ndërkohë ishte më i drejtpërdrejtë se asnjëherë më parë:
e kus kus
a ka najkush
që i don qikat e trasha
e kus kus
a ka najkush
që i don qikat e shnosha
kus kus
a ka najkush
që i don qikat e plota
Fifi vetë personalisht nuk u ka shpëtuar dot komenteve mbi peshën e saj, komente që mesa duket i kanë ardhur në majë të hundës.
Në një intervistë për “Tell all” në “Gazeta Shqiptare” Fifi u pyet nëse kishte ndonjë mesazh për fansat dhe ndjekësit e saj. Përgjigjja qe e tillë:
“Po e kam një këshillë, jo mesazh: kqyrni mirë çfarë po ju them, veç edhe njëherë ju ni t’u bo ndasime , e hollë, e trashë, i madh, i vogël, a po e nini ça po ju thom? Ja keni me m’dash qyshtu qysh jam, ja kryt kom me jua thy krejtve, a e morët vesh? (Qesh) Jo realisht, a pe din tepër më shkojnë nervat me këtë muhabetin jo po ajo është e hollë jo po ajo është e trashë, jo po ky me një sy, jo po ky pa sy. Çka ka me ndodh a pe din nëse ju nesër djegni, kush ka me ju dasht juve? [Po e kam një këshillë, jo mesazh: dëgjojeni mirë këtë që do t’ju them, nëse bëni edhe një herë tjetër veçime, e hollë, e trashë, i madh, i vogël, po dëgjoni çfarë po ju them? Ose duhet të më doni kështu si jam ose kokën do t’jua thyej të gjithëve, e morët vesh? (Qesh) Jo realisht, më ngrihen nervat me këtë muhabetin, jo po është e hollë jo po është e trashë, jo me një sy, jo po pa sy. Ç’do të ndodhë me ju nëse nesër digjeni, kush do t’ju dojë?]”