Ditët kalojnë dhe Almeda Abazi ndan gjithnë e më shumë momente të veçanta nga pritja e ëmbël. Fillimisht lajmin, më pas gjininë e bebushit dhe së fundmi reagimin e saj kur dëgjoi për herë të parë rrahjet e tij të zemrës.
Ajo dhe partneri i saj Tolgahan do të bëhen së shpejti prindër të një djali dhe natyrshëm mendja na shkon tek emri që çifti po mendojnë për bebin. Sipas “Iconstyle”, Almeda dhe Tolgahan kishin “ngecur” mes emrave Alperhan dhe Effhan.
Të zgjidhnin mes të dyve duket se ka qenë e pamundur dhe çfarë të shpëton në të tilla raste është një votim! Thuhet se votimi është bërë mes njerëzve të tyre më të afërt dhe rreth 21 pjesëtarë kanë kontribuar në zgjedhjen e emrit.
Me shumicë votash, djali i ish miss-it do të quhet Effhan! Bebi i çiftit të famshëm në Shqipëri dhe Turqi pritet të vijë në prill të vitit të ardhshëm.