Autoritetet kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e personit që ditën e djeshme hodhi kapsollën në drejtim të efektives së policisë Ina Nuka duke e lënë atë të plagosur.
Autori i dyshuar është 18- vjeçari Daniel Drobaj, banues në Tiranë dhe mbi të tashmë rëndojnë akuzat për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.
Si pasojë e plasjes së kapsollës gjatë protestës së djeshme përpara Kuvendit efektivja e “Shqiponjave”, Ina Nuka humbi 2 gishtat e njërës dorë. Pak orë më parë ajo është nisur në drejtim të Turqisë për të marrë një mjekim më të specializuar.