Pak kohë pas ndarjes nga Anna Faris, aktori Chris Pratt u përfol për një lidhje romantike me Katherine Schëarzenegger. Ndonëse asnjëri prej të dyve nuk e konfirmoi kurrë, duket se gjërat janë bërë serioze dhe çifti i ri po planifikon të fejohet e më pas të bashkëjetojnë.
“Chris dhe Katherine po mendojnë të jetojnë bashkë në të ardhmen e afërt dhe momenti i propozimit nuk është larg.”- janë shprehur burime për E!News.
39-vjeçari nisi të dalë me vajzën e Schëarzenegger në prill të këtij viti dhe duket se miqtë e tij duan sa më shpejt që dashuria e tyre të kurorëzohet.
Jo vetëm kaq, por i kanë përshkruar si marrëzisht të dashuruar. Për më tepër 28-vjeçarja ka një marrëdhënie perfekte me djalin 6-vjeçar të aktorit nga martesa 8-vjeçare, që mori fund në gusht të vitit të shkuar.