Showbiz dhe TV

Më në fund, Gashi këndon shqip

14 Tetor 2018

Më në fund, Gashi këndon shqip

Fill pas publikimit të “Creep On Me” në bashkëpunim me French Montana-n dhe DJ Snake, Gashi njoftoi se do të bashkëpunonte me një reper shqiptar, që s’ishte aspak e vështirë për ta identifikuar: Ledri Vula! U publikua edhe një pjesë e këngës “That’s Mine” (tashmë postimi është fshirë) në performancën e reperëve në Sunny Hill Festival, por megjithatë Gashi s’kishte kënduar kurrë shqip...deri tani.

Më në fund, Gashi këndon shqip

Siç mund ta shihni në videon e mëposhtme, reperi që menaxhohet nga studioja “Roc Nation” e Jay-Z, kuptohet teksa këndon shqip pjesën e Ledrit nga lëvizja e buzëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jonathan (@jonathanlynx34) on

Ende nuk është bërë e ditur data kur do të publikohet “That’s Mine”, por pritet së shpejti.

Gashi e ka treguar gjithmonë lidhjen me origjinën, ku përpos tatuazhit të shqiponjës dykrenare në dorë,

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Good Vibes

A post shared by GASHi (@gashi) on

në “Openair Frauenfeld 2018” në Zvicër, një ndër festivalet më gjigande të muzikës rep, u mbështoll me flamurin kuq e zi në skenë.

Më në fund, Gashi këndon shqip

Labinot Gashi, përveç projektit të fundit me Ledrin, ka vetëm një bashkëpunim tjetër me artiste shqiptare, këngën “Karma” të Adelina Ismailit.