Në një intervistë për Tv Klan, Julian Deda ndau disa detaje mbi emisionin “Duplex”, duke theksuar se është një sezon ndryshe, një bashkëpunim që do të godasë zemrën e publikut. Ndër të tjera, ai ceku pak edhe mundësinë e një bashkëpunimi me Ermal Mamaqin dhe Gentjan Zenelajn, tani që të tre anëtarët e dikurshëm të grupit të humorit në "Portokalli" janë bashkë në Klan.
“Në Klan nuk punojnë vetëm ish-kolegët e mi, këtu punojnë edhe shumë personalitete të televizioneve në Shqipëri. Eshtë një televizion i madh ku punojnë njerëz që kanë bërë emër, histori, kanë jetuar me histori. Në njëfarë mënyrë dhe unë ndihem i privilegjuar që jam këtu. Padiskutim pjesë e kësaj historie janë edhe dy kolegët e mi. Tre emisionet tona nuk kanë asnjë lidhje me njëri tjetrin, përkundrazi plotësojnë programacionin e një televizioni të përbashkët. Kështu që unë me Ermalin ndajmë të njëjtën ditë, që është e shtuna. Të mos na dali njëri përpara të shtunën, ajo është e imja dhe e Ermal Mamaqit, për ditët e tjera nuk mbaj përgjegjësi. Interesit tuaj nëse do të ketë bashkëpunim ne mes ne të treve unë e kam thënë edhe më parë, unë nuk them kurrë, kurrë. Por, sigurisht bashkëpunimi duhet të vijë sepse e ndjejmë, jo të vijë për hir të diçkaje tjetër. Deri sa ta ndjejmë, ka kohë për atë ditë”, thotë ai.
I ftuar në korrik të këtij viti në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv, ku foli për arsyet pse Genti nuk i flet më, Deda pranoi se “The SHBLSH” nuk ka shanse të rikthehet, ndërkohë që gjatë intervistës në Tv Klan situata duket më e qetë. Gjërat mund të kenë ndryshuar për mirë.
Emisioni “Duplex”, që pritet të jetë një version i ri i “Apartamentit 2XL”, i pasur në risi, skenografi dhe përditësim të asaj që është bërë më parë, do të transmetohet në Tv Klan, çdo të shtunë në orën 20:05.
Intervistën e plotë mund ta lexoni këtu.