Ditën e djeshme, pa sinjalizuar një dasmë e aq më pak diçka nga ceremonia, Rona Nishliu kurorëzoi në martesë lidhjen e saj 5-vjeçare me Florin. Këngëtarja, e grimuar nga Arbër Bytyqi, zgjodhi të dukej e freskët, e thjeshtë, me flokë të stiluar në onde të rregullta, që mblidheshin në njërën anë nga një karficë-lule. Por, nga dasma e papritur qarkulloi vetëm kjo foto, të paktën deri sot.
View this post on Instagram
Ka qenë stilistja dhe mikesha e Ronës, Flutura Dedinja, ajo që ka zbuluar disa pamje të tjera nga ceremonia.
Rona dhe tashmë bashkëshorti i saj, Flori, u lidhën në 2013-n. Ajo nuk foli kurrë publikisht për lidhjen e tyre. Sidoqoftë, ata fotografoheshin shpesh bashkë rrugëve të Tiranës a në evente publike.