Një ditë më parë, Top Channel publikoi në faqen zyrtare dhe ato sociale spotin e programit që starton së shpejti. Themi programin, por rreth tij nuk u zbulua asgjë. Gjithçka dimë, është se e shtuna i është besuar emrit të Luana Vjollcës.
“Të shtunën me Luana Vjollcën!”- kështu nis spoti, i cili nuk tregon asgjë përveç emrit të moderatorës. Dhe, nëse do ta shohim me vëmendje ndërtimin e reklamës, është Luana ajo që tregon ‘kur do të ndizen dhe fiken dritat’, që do të thotë se e gjithë ‘fuqia’ i është besuar asaj.
Moderatorja e ‘Shiko Kush Luan’ në një intervistë të dhënë së fundmi paralajmëroi se ky sezon do ta gjente me një autorësi të vetme dhe të plotë përveç moderimit, por një spot i tillë nuk është bërë asnjëherë më parë.
Kësaj here, duket se Top Channel i ka dhënë fuqi ‘të jashtëzakonshme’ asaj, krahasuar me politikat që janë ndjekur historikisht nga televizionet.
Moderatorët e tjerë, pavarësisht përgatitjes profesionale apo viteve të eksperiencës e kanë identifikuar emrin e tyre me formatin e një emisioni të caktuar që u është besuar. E ndërsa, kësaj here si ndërtimi i reklamës ashtu edhe filozofia apo suksesi i programit është lënë totalisht në dorë të fuqisë që posedon emri i Luana Vjollcës.
Në fakt, nëse do të kthehemi pas në kohë, në fotografinë publicitare të ‘Shiko Kush Luan’ me kullën Eiffel të Parisit në fund (ndryshe simbolizon emrin e plotë të moderatores), na u paralamërua se epiqendra do të ishte Luana, pavarësisht se bashkëautor i programit ishte edhe Blendi Salaj.
E ndërsa kësaj here, Top Channel ka menduar se nuk ka nevojë fare për një emër emisioni për aq kohë sa emri dhe imazhi i Luanës mund të shesë.
Nëse do të matemi me suksesin e saj online (në Instagram), Luana Vjollca është padyshim moderatorja më e ndjekur me plot 1.2 milion followers, por s’duhet të harrojmë që kjo s’të bën automatikisht të suksesshme në televizion, pasi ky i fundit kërkon krejtësisht një lloj tjetër eksperience.
Gjithsesi, nëse Top Channel e ka vënë vulën dhe i ka besuar tërësisht asaj, Luanës nuk i mbetet gjë tjetër përveçse ta justifikojë gjithë këtë pompim që po i bëhet, ashtu siç nuk i është bërë kurrë një moderatori tjetër në Top!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.