Muajin e kaluar u tha se moderatorja e re e “Pasdite në Top Channel” do të jetë Bieta Sulo. Por vetëm pak orë më parë, në llogarinë e saj të Instagram-it Bieta ka postuar spotin e programit të ri që nis së shpejti.
Emisioni i ri quhet “Ftesë për 5” dhe me shumë gjasa do të nis gjatë muajit shtator.
Ndonëse eksperienca në këtë lloj formati ngjan si diçka e re për partneren e Alban Dudushit, ajo është emër i njohur në televizion.
Nuk e dimë nëse “Ftesë për 5” do të ketë të njëjtën format me “Pasdite në Top Channel”, por kjo mbetet për tu parë në vazhdim.