Showbiz dhe TV

Dukagjin Lipa: ‘Pse nuk e ftova Rita Orën në koncertin e Prishtinës’

8 Gusht 2018

Dukagjin Lipa: ‘Pse nuk e ftova Rita Orën në koncertin e

Dje në Prishtinë u mbajt konferenca për "Sunny Hill Festival", i organizuar nga Dukagjin Lipa. Duke marrë parasysh rivalitetin që përflitet shpeshherë për raportin Rita-Dua, ai u pyet nga gazetarët se pse nuk e ftoi Rita Orën në festival.

Dukagjin Lipa: ‘Pse nuk e ftova Rita Orën në koncertin e
Reperi shqiptaro-amerikan Action Bronson & Dukagjin Lipa

“Duam që ky festival të ketë jetë të gjatë dhe të mbahet çdo vit, kështu që në çdo edicion të sjellim artistë të ndryshëm. Vitin e ardhshëm do ta ftojmë edhe Rita Orën e Bebe Rexhën.” – sqaroi ai.

“Sunny Hill Festival” do të mbahet në Kosovë më 10, 11 dhe 12 gusht. Në skenë do të ngjiten emra të njohur të muzikës botërore, si Dua Lipa, Stanaj, reperi shqiptaro-amerikan Action Bronson, tekstshkruesi dhe DJ britanik S.G. Lewis, Grace Carter etj. Sigurisht që do të jenë të pranishëm edhe emra të njohur të muzikës shqiptare: Dafina Zeqiri, Ledri Vula, Lumi B, “Asgjë Sikur Dielli”, Genc Salihu, Shpat Deda etj.

Dukagjin Lipa: ‘Pse nuk e ftova Rita Orën në koncertin e

Në një intervistë të pak kohëve më parë për “NIN”, Dukagjin Lipa e konsideroi koncertin si një mundësi të mirë për të promovuar vendin dhe për t’u treguar të tjerëve se kush është “kjo Kosova që po flitet kaq shumë”.

Dukagjin Lipa: ‘Pse nuk e ftova Rita Orën në koncertin e