E mbani mend këtë foto? Me dorën e Flori Mumajesit, dorën e vajzës misterioze, unazën akoma më misterioze, zemrën në përshkrim? Pa dashur t’ju prishim ëndrrat, por s’është e vërtetë.
“Fejesa” e bujshme e Florit është thjesht një reklamë, siç u kuptua nga postimet e djeshme të producentit dhe këngëtarit. Sipas tij, komshia nuk kishte një shërbim televiziv të caktuar dhe erdhi nga shtëpia e tij për të parë diçka.
“Nuk e prisja që thjesht një postim të krijonte gjithë këtë keqkuptim!” shkruajti ai në një nga postimet e djeshme.
Flori thotë se nuk e priste që një postim aq provokues të bënte bujë. Pra, dy duar mbi njëra-tjetrën, me unaza, në shtëpi, nuk ngjall keqkuptim sipas tij. Ose krejt e kundërta. Flori e dinte shumë mirë që do të ngjallte keqkuptim dhe prandaj fushata reklamuese u ndërtua në mënyrë të tillë.