TV Mania

Jul Deda reagon pas deklaratës së Gent Zenelajt: 'As ai vetë s'e di pse s'flet!'

11 Korrik 2018

Jul Deda reagon pas deklaratës së Gent Zenelajt: 'As ai vetë

I ftuar në ‘Thumb’ javën e shkuar, Gent Zenelaj tregoi për herë të parë shkakun që e çoi në një konflikt mes tij dhe Julian Dedës. Sipas aktorit të humorit, gjithçka nisi kur Ermal Mamaqi u largua nga Apartamenti 2xl dhe organizatorët donin ta zëvendësonin atë me Albano Bogdon.

Ndër të tjera, ai u shpreh gjithashtu se pas largimit të tij në Vizion Plus ka qarkulluar një urdhër që aktorët të mos i flasin më Gentit.

E ndërsa tani, Julian Deda i ftuar në programin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv ka reaguar duke thënë se edhe vetë nuk di pse Genti nuk i flet më.

Jul Deda reagon pas deklaratës së Gent Zenelajt: 'As ai vetë

“Unë s’e kam dëgjuar intervistën vetë, ma kanë thënë të tjerët. Përsa i përket Albanos, kjo është e vetmja e vërtetë. Për të tjerat, si mendoni ju se ndodh kjo, kur ikën dikush të jepet urdhër që të mos i flitet më? Ai e di mirë që është shaka e brendshme që ne e kemi nisur në Portokalli. As vetë ai s’di pse i ka mbetur hatri. Ky urdhri “O me ne o me ata” s’ka ekzistuar kurrë.”- u shpreh ai.

Përsa i përket grupit “SHBLSH”, Deda e pranoi se nuk ka shanse të rikthehen, sado të lodhen pasi ajo treshe ishte e paparë.