Original

Vajzat e ‘Hostel’ aplikuan për ushtare te Forcat e Armatosura dhe ja ç’ndodhi!

25 Qershor 2018

Vajzat e ‘Hostel’ aplikuan për ushtare te Forcat e Armatosura

Çfarë ndodhi pasi Megi, Alberta, Ana dhe Viola shkuan “e aplikuan” për ushtare tek Forcat e Armatosura. Ç’nuk ndodhi: Nga një bisedim i qetë me drejtuesit dhe ushtaret në një stërvitje rraskapitëse që zor se na i kishte marrë mendja.

Vajzat e ‘Hostel’ aplikuan për ushtare te Forcat e Armatosura

Në fillim situata ishte e qetë. Vajzat biseduan, mësuan gjëra të reja në lidhje me pjesëmarrjen e gruas në ushtri, si është të kesh eprore femra, si realizohet stërvitja etj. Manushaqe Shehu, Zv. Shefe e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Gjenerale Brigade, kolonel Arjan Hilaj, Komandant i Batalionit të dytë të Këmbësorisë dhe përfaqësues të tjerë iu shpjeguan detajet e nevojshme dhe të katërta ishin gati për misionin e madh (apo jo???).

Vajzat e ‘Hostel’ aplikuan për ushtare te Forcat e Armatosura

Me gjithë dëshirën dhe kuriozitetin, le të fillojë tortura.

Vajzat e ‘Hostel’ aplikuan për ushtare te Forcat e Armatosura

Vajzat e ‘Hostel’ aplikuan për ushtare te Forcat e Armatosura

Pompa pa ndalim, pompa kur flisje pa leje, pompa nëse ushtari ngjitur gabonte.

Vajzat e ‘Hostel’ aplikuan për ushtare te Forcat e Armatosura

Vajzat e ‘Hostel’ aplikuan për ushtare te Forcat e Armatosura

Vazhdojmë me vrap të shpejtë (lexo: diell, vapë, helmetë dhe rroba kamuflazhi, një armë super e rëndë mbi supe) – radha e qitjes.

Vajzat e ‘Hostel’ aplikuan për ushtare te Forcat e Armatosura

Thuhet se goditën në shenjë, ndaj le ta besojmë.

Vajzat e ‘Hostel’ aplikuan për ushtare te Forcat e Armatosura

Përfundimi nuk kishte si të ndodhte ndryshe, shkurtimisht: Nuk ishin për këtë punë!

Vajzat e ‘Hostel’ aplikuan për ushtare te Forcat e Armatosura

Ndër të tjera, gjithë kjo sakrificë vlejti për diçka. Të paktën mësuam se në Forcat e Armatosura 15% janë femra, të cilat kanë qenë pjesë e misioneve të rrezikshme në vende si Afganistani. Vjet u festua 50-vjetori i pranimit të grave në ushtri.

Vajzat e ‘Hostel’ aplikuan për ushtare te Forcat e Armatosura

Të gjithë ju që e humbët emisionin për arsye madhore, mund ta ndiqni në ritransmetim ditën e nesërme në orën 12:30 ose të shtunën në 18:00. Ndërkohë mund t’i shihni episodet edhe në kanalin e YouTube-it të - Anabel Entertainment. Shijojini. :)