Bebe Rexha ka publikuar më në fund albumin “Expectations” të përbërë nga 14 projekte muzikore, titujt e të cilëve i ka bërë publik pak kohë më parë përmes një postimi në Instagram.
Albumi ka kaluar pritshmëritë pasi që në ditën e parë u shitën rreth 500.000 kopje në Shtetet e Bashkuara duke u certifikuar kështu si “GOLD” (i artë) dhe është në Top10 në 47 shtete në mbarë botën.
“Album Gold që në ditën e parë. Jam pa fjalë, ju faleminderit”, shkroi ajo në Instagram.
Edhe pse ky është albumi i parë i Bebes në të tilla nivele, ajo ka lançuar disa vite më parë 3 mini-albume të njohura ndryshe si EP. “I Don’t Wanna Grow Up” ishte i pari që u publikua më 12 maj të vitit 2015 me 5 këngë.
Më pas Bebe vazhdoi me “All Your Fault: Pt. 1” ( 17 shkurt 2017)
dhe "All Your Fault: Pt. 2" (11 gusht 2017), secili me nga 6 këngë.