Deklarata e djeshme e Robert Berishës në studion e emisionit të pasdites, “Rudina”, shkaktoi jo pak bujë. Për herë të parë ai rrëfeu raportin me Tunën, që prek kohës ishte vendosur në pikëpytje. Përfundimisht, Roberti u shpreh se nuk flasin dhe nuk duan të flasin me Tunën, pa bërë të qartë arsyet e këtyre mosmarrëveshjeve. Për më shumë, mund të lexoni duke klikuar këtu.
Burime pranë Blitz.al tregojnë se gjithë konflikti lidhet me faktin se Tuna ka ftuar në ditëlindjen e parë të Tianit vajzën jashtëmartese të Robertit. Sipas tyre, Roberti ka një vajzë më të madhe se Renee nga një lidhje jashtëmartesore, të cilën ai e ka mohuar në çdo intervistë duke theksuar se janë pretendime që synojnë t’i ulin imazhin.
Por sipas burimeve të mësipërme, vajza nuk është një trill, përkundrazi ka qenë e pranishme në ditëlindjen e Tianit, duke qenë se Tuna ka raport të afërt me nënën e saj.
Madje thuhet se konflikti të jetë acaruar, sepse është konsideruar si hakmarrje nga ana e Tunës. Në një festë të organizuar nga Nora kohë më parë ishte i ftuar ish-bashkëshorti i Tunës nga martesa 1-vjeçare, Rilind Reka, gjë që ajo e ka konsideruar si diçka të pakëndshme.
Deri më tani, asnjë prej palëve nuk ka reaguar mbi një çështje të tillë.