Showbiz

Kozeta Kurti thumbon Ronelën: ‘Bëj në muzikë një të një miliontën e babait tënd'

Kozeta Kurti thumbon Ronelën: ‘Bëj në muzikë një

Ronela Hajati ishte e ftuar në emisionin “Thumb” këtë të shtunë, ku ndër të tjera foli për planet e saj lidhur me pjesëmarrjen në Eurovizion dhe drejtuesit e Festivalit të RTSH-së.

“Sigurisht që kam qejf të shkoj njëherë atje [në Eurosong], por ideja është që më e vështirë më duket këtu. Unë mendoj se atje [në Festivalin e Këngës] janë ata njerëzit që kanë ngulur rrënjë që kur i ka vënë babi im në punë. Por babi im ka vdekur tashmë, duhet të ikin dhe ata nga puna, duhen sjellë të rinj”, ishin fjalët e Ronelës.

Kjo gjë ka nxitur Kozeta Kurtin, e cila vitin e kaluar ishte një ndër organizatoret e Festivalit të Këngës, të reagojë në Facebook.

Kozeta Kurti thumbon Ronelën: ‘Bëj në muzikë një

Statusi i plotë është ky:

“Dëgjova Ronela Hajatin të thoshte në ‘Thumb’: ‘Në RTSH ka shumë njerëz që janë aty që kur babai im i ka vënë në punë.Tani babai im ka vdekur dhe duhet të kishin ikur edhe ata”.

Së pari, mos thuaj për babain ‘vdiq’. Bëj në muzikë një të një miliontën e tij. Se ai prandaj nuk ‘vdiq’, por u nda nga jeta’ dhe të gjithë kanë respekt për të, por historia as nuk nis, as nuk mbaron me të ndjerin babanë tënd. Këtë vit është në Eurovizion këngëtari më i mirë që ka prodhuar ndonjëherë ky vend e babai yt do ta kishte duartrokitur i pari atje, nga rreshti i drejtorëve dhe do të kish’ qenë krenar për ‘të lashtët’ apo të “njomët’ që e votuan e duartrokitën këngën ‘Mall’”, – vazhdon Kurti.

Së dyti: Ronel’, bën shumë mirë që e aspiron Festivalin Europian, se të paktën ëndrrat pa lekë i kemi, por merre në konsideratë një këshillë: Prit Ronel’! Mëso të flasësh në television, mëso të mos e quash punën tënde ‘gjëja’, mëso të kesh etikë, mëso të kuptosh kur gabon dhe reflekto, pastaj aty është edhe Europa.

Së fundmi, Ronel’! Eja në festival! Sot xhiruam spotin që njofton autorët e interpretuesit të sjellin materialet e tyre për edicionin e 57-të! Ku i dihet… ndonjë nga të lashtët që janë në punë që prej kohës së babait tënd, mund të negociojë e të të shpallin fituese dhe kështu… ëndrra jote për Europën vjen ende më afër! Vetëm se… A do të jenë më ata të lashtët që duhet të ishin larguar që pas ikjes së babait tënd, apo në një rast si ky, janë ata që më në fund u treguan zotërinj e bënë zgjedhjen më të mirë? Përqafime nga unë!”, – ka shkuar Kozeta Kurti.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb