Celebrity

E gjithë Amerika kundër Kanye-s: Deklaratat e reperit bëjnë xhiron e botës

26 Prill 2018

E gjithë Amerika kundër Kanye-s: Deklaratat e reperit bëjnë

Kanye West shkroi një seri statusesh në Twitter dhe e gjithë bota po merret me të. Bashkëshorti i Kim-it duket se po promovon albumet që do të lançojë gjatë verës në mënyrën më kontroversiale të mundshme.

Me deklarata që kanë tërbuar njerëzit!

E gjithë Amerika kundër Kanye-s: Deklaratat e reperit bëjnë

Vetëm pak orë më parë ai ka quajtur Donald Trump-in vëllain e tij, duke postuar një foto ku shkruhej “Ta bëjmë Amerikën për së mbari sërish” dhe deklaroi hapur se këtë vit kishte bërë më shumë para se Michael Jordan vetëm nga këpucët.

E gjithë Amerika kundër Kanye-s: Deklaratat e reperit bëjnë

Kaq u desh dhe njerëzit nuk po pushojnë së foluri. Deri më tani Kanye ka humbur rreth 10 milion ndjekës. Mes tyre Teyana Taylor, Travis Scott madje edhe vetë Kylie Jenner.

E gjithë Amerika kundër Kanye-s: Deklaratat e reperit bëjnë

“Ju nuk keni pse bini dakord me Trump-in, por turma nuk mund të më detyrojë të mos e dua atë. Ne të dy kemi energji të jashtëzakonshme. Ai është vëllai im. Unë i dua të gjithë. Unë nuk mund të bie dakord me çdo gjë që bën secili. Kjo na bën individë më vete. Dhe kemi të drejtë të kemi mendimin tonë personal.”- shkruan ai në statusin që bëri xhiron e botës.

E gjithë Amerika kundër Kanye-s: Deklaratat e reperit bëjnë

Nga ana tjetër, Trump-i hyri në Twitter vetëm për të falenderuar ‘vëllain’ e tij të vogël.

Sigurisht, në gjithë këtë nuk kishte si të mos përfshihej Kim, e cila mesa duket i ka kërkuar të shoqit të sqarojë njerëzit për këndështrimet e tyre politike.

E gjithë Amerika kundër Kanye-s: Deklaratat e reperit bëjnë

“Gruaja ime sapo më mori dhe më tha se donte ta bëja këtë më të qartë për të gjithë. Unë nuk jam dakord me çdo gjë që bën Trump-i. Unë nuk bie dakord 100% me asnjë përveç vetes time.”

E gjithë Amerika kundër Kanye-s: Deklaratat e reperit bëjnë

S’vonoi shumë dhe ylli i internetit i doli në ndihmë të shoqit përmes statuseve të njëpasnjëshme.

E gjithë Amerika kundër Kanye-s: Deklaratat e reperit bëjnë

“Për gjithë mediat që duan të njollosin tim shoq, më lini t’ju them diçka. Komentet tuaja që thonë se Kanye nuk është mirë apo statuset e tij s’janë normale, janë vërtetë të frikshme. Kështu etiketimi që i bëni se ka probleme mendore thjesht sepse është vetvetja (siç ka qenë gjithnjë) nuk është aspak i drejtë.”- shkruan ajo në nga shumë statuset në të cilat mbron të shoqin.