Beyonce tregoi mbrëmjen e djeshme që ia vlejti pritja e fansave për pjesëmarrjen e saj në Coachella apo siç është quajtur ndryshe Beychella, ku Beyonce është këtë vit ylli i festivalit muzikor.
Vitin e shkuar këngëtarja lajmëroi se nuk do të ishte pjesë e festivalit vjetor për shkak të shtatzënisë, për t’u rikthyer më në fund, fuqishëm dhe në formë, si çdo herë tjetër.
Nënë e 3 fëmijëve, 36- vjeçarja elektrizoi publikun për minuta me radhë.
Artistja u shfaq fillimisht me një veshje të stilit egjiptian, plot gurë e shkëlqim.
"Coachella, faleminderit që lejuat të jem unë gruaja e parë me ngjyrë që kryeson festivalin."
Pas kësaj hyrje madhështore, Beyonce performoi me një palë xhinse të shkurtra dhe një pulovër me kapuç që mbante inicialet e saj, një veshje kjo e rehatshme që i mundësonte realizimin e lëvizjeve të zhdërvjellta dhe nxjerrjen në pah të linjave trupore.
Këngëtarja deklaroi më parë se kishte punuar fuqishëm për festivalin duke premtuar një show të vërtetë.
“Na duhet energjia juaj. Ndaj karikoni telefonat dhe rrëmbeni nga një pije.” tha ajo dhe kështu ndodhi.
Burimi: Daily Mail