Lëkura

Çduhet të dini para se të bëni një maskë të mirë sperme

27 Mars 2018

Çduhet të dini para se të bëni një maskë të

Imagjinoni sa mirë do të ishte sikur sperma të bënte vërtet mrekulli për lëkurën ashtu siç thuhet. Pa shpenzime, mund t’ja lejosh vetes ta bësh minimalisht një herë në javë dhe vjen si me porosi pas një seance të këndshme seksi (nëse jeni me fat).

Megjithatë nëse deri më sot e keni pranuar që partneri të ejakulojë në fytyrën tuaj vetëm për hir të një lëkure të pastër, jua themi tani që të mos sakrifikoni më. Sperma nuk bëka magji! Ja pse:

1. Sperma ka proteina, por jo aq sa të bëjë një ndryshim. Nuk ka prova që një maskë e mirë sperme do bënte punë në lëkurë.

2. Nuk ka asgjë tek sperma nga e cila lëkura juaj mund të përfitojë. Nëse të pëlqen kur dikush ejakulon mbi fytyrën tënde është ok, por nëse po e bën për të mirën e lëkurës s’ke pse e bën më. Dhe nëse partneri të thotë që të bën mirë, s’merr vesh fare, ose është thjesht trap.

3. Ka maska fytyre me spermë, por janë një tufë me gjepura. Vetëm se ekziston në internet s’do të thotë se bëjnë punë vërtet.

4. Po, mund të jeni alergjike nga sperma. Prandaj në vend të keni lëkurën që keni, me puçkurriza të vogla tek-tuk, mund të irritoheni dhe thaheni keq, skuqeni dhe fryheni.

5. Sperma në fytyrë mund të transmetojë sëmundjet seksualisht të transmetueshme. Sëmundje si klamidia nuk transmetohen vetëm nëpërmjet seksit penetrues. Mund të transmetohen nëpërmjet membranave të mukozës, buzëve, vrimave të hundës dhe syve. Pra le të mos rrezikojmë dhe ta përdorim spermën në fytyrë për arsye kënaqësie dhe vetëm kënaqësie.