TV Mania

Reagimi i babait të Duas për fitoren e së bijës paska qenë fantastik

21 Mars 2018

Reagimi i babait të Duas për fitoren e së bijës paska

Dua Lipa hyri zyrtarisht në historinë e BRIT Awards duke u nominuar në plot 5 kategori, për të fituar më pas çmimin “British Female Solo Artist”dhe “British Breakthough”.

Në një intervistë për “NIN”, babai i Duas, Dukagjin Lipa foli për sukseset e së bijës dhe emocionin e pamatë. I entuziasmuar, Dukagjini fluturoi nga gëzimi atë natë.

Reagimi i babait të Duas për fitoren e së bijës paska

“Ka qenë e frikshme. Aty ka qenë një përzierje e emocioneve të cilën s’di ta përshkruaj. Nuk e kam pritur që do të fitojë. Ajo është nominuar në 5 kategori dhe ka thyer rekordin e nominimeve për një grua. Natën e fundit s’di nëse kam fjetur. Kur e ka marrë çmimin e dytë, e kam gjuajtur [hedhur] telefonin.”

Reagimi i babait të Duas për fitoren e së bijës paska

Krenar për të bijën, Dukagjini foli për koncertin e Duas në Kosovë duke e parë si një mundësi të mirë për të promovuar vendin, për t’u treguar të tjerëve se kush është “kjo Kosova që po flitet kaq shumë”.

Reagimi i babait të Duas për fitoren e së bijës paska

Dua ia dedikoi çmimin e saj të parë “Artistja më e mirë femër” të gjithë artisteve të reja dhe të gjitha grave që po e çojnë botën përpara.

“Faleminderit shumë. Jam kaq e nderuar dhe e përulur. Dua të falenderoj çdo grua që ka qenë përpara meje në këtë skenë dhe kanë frymëzuar vajza si unë për t’i çuar më tej ëndrrat tona.”