TV Mania

Historia që revoltoi shqiptarët: A duhet një baba të ndahej prej vajzave të tij?

4 Mars 2018

Historia që revoltoi shqiptarët: A duhet një baba të ndahej

Edicioni i djeshëm i spektaklit ‘Dua të të bëj të lumtur’ u shoqërua me diksutime të mëdha sapo Arbana Osmani prezantoi publikun me rastin e Gëzimit, babait të cilit ju kërkua t’i jepte kujdestarinë alternative të dy vajzave të tij 11 dhe 9 vjeç, çiftit të misionarëve.

Historia që revoltoi shqiptarët: A duhet një baba të ndahej

Të martuar prej 29-vitesh dhe prindër të dy fëmijëve, Alfredi dhe Diana, ftuan në program Gëzimin, për t’i kërkuar publikisht që të kujdeseshin për fëmijët e tij.

Atëherë, për ata që nuk e ndoqën, historia ishte kështu:

7 vite më parë, vajzat Ermonela dhe Aurora ishin braktisur nga e ëma dhe që prej asaj kohe s’kishin mësuar asgjë prej saj. Duke mos patur mundësi ekonomike, Gëzimi mendoi t’i çojë në jetimore me idenë që të mos i mungojnë minimalisht gjërat bazë, të paktën derisa t’i krijonte atyre disa mundësira për t’i marrë sërish në shtëpi.

Ndërkohë, çiftit të misionarëve në Kishën Protestante i kishin hyrë në zemër motrat dhe kërkonin kujdestarinë alternative. Shënim: Kujdestaria alternative nuk është birësim, por marrje në kujdestari derisa fëmijët të mbushin moshën madhore.

Historia që revoltoi shqiptarët: A duhet një baba të ndahej

Ndonëse pretendimi i çiftit nuk ishte për t’i ndarë nga babai biologjik apo pjesa tjetër e familjes, Gëzimi nuk pranoi. Përpos të tjerave ai akuzoi publikisht dyshen si fajtorët kryesorë për ftohjen e marrëdhënies me vajzat.

 

Ka te drejte Gezimi, apo jo ?

A post shared by Dua të të bëj të lumtur (@duatetebejtelumtur_topchannel) on

Si Arbana, ashtu edhe 2 ndihmës komisionerët e avokatit të popullit këmbëngulën dhe kërkuan atij që të reflektonte, por babai i vajzave dukej i sigurtë në vendimin e tij për t’i lënë vazjat atje duke theksuar se do të gjente mundësinë për t’i marrë sa më parë.

Ky rast, u bë vatër diskutimesh tek shqiptarët. Sigurisht njerëzit u ndanë në 2 kampe.

Historia që revoltoi shqiptarët: A duhet një baba të ndahej

Historia që revoltoi shqiptarët: A duhet një baba të ndahej

Ata që kryqëzuan babain, duke e akuzuar se nuk mendonte për të bijat dhe jetën e tyre dhe që pa u menduar gjatë e quajtën edhe ‘egoist’. Pastaj, dhe ana tjetër e medaljes.

Historia që revoltoi shqiptarët: A duhet një baba të ndahej

Ata që mbronin me fanatizëm idenë se fëmijët janë më mirë pranë prindërve të tyre, duke ndjerë keqardhje për situatën e atij babai, të cilin kushtet e kishin detyruar të ndërmerrte një vendim të tillë.

Historia që revoltoi shqiptarët: A duhet një baba të ndahej

Reagimet rreth këtij rasti qenë pafund. Dhe në të dyja këndvështrimet siç e shihni edhe nga komentet pati njerëz të revoltuar.

Historia që revoltoi shqiptarët: A duhet një baba të ndahej

Historia që revoltoi shqiptarët: A duhet një baba të ndahej

Ndër shumë komente, në inbox-in e Anabel.al mbërriti një letër. Vajza, tejet e shqetësuar për rastin, argumentonte duke i dalë në mbrojtje babait të 2 vajzave, duke thënë se po i bëhet presion publikisht për të ndikuar padrejtësisht tek vendimi i tij.

Historia që revoltoi shqiptarët: A duhet një baba të ndahej

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.