Celebrity

E akuzuan si fajtoren e divorcit të bujshëm të çiftit: Aktorja flet për herë të parë

26 Shkurt 2018

E akuzuan si fajtoren e divorcit të bujshëm të çiftit:

Menjëherë pas ndarjes së bujshme të Chris Pratt dhe Anna Faris në gusht, u tha se shkaku i ndarjes ishte aktorja Jennifer Lawrence.

U tha se mes saj dhe Pratt kishte diçka dhe kjo kishte ftohur marrëdhënien 8-vjeçare të çiftit.

E akuzuan si fajtoren e divorcit të bujshëm të çiftit:

Dhe më në fund, duket se 27-vjeçarja ka folur për herë të parë, duke e quajtur thashethemin më të çuditshëm të jetës së saj.

“Unë kurrë nuk kam patur të bëj me Chris Pratt gjatë xhirimeve të Passengers. Ata u divorcuan dy vite më vonë dhe të gjithë nisën të përmendnin emrin tim.  S’kishte asnjë lidhje!”- tregoi ajo.

E akuzuan si fajtoren e divorcit të bujshëm të çiftit:

Në 2016-ën, qarkulluan zëra që thoshin se mes aktorëve kishte diçka, por duket se Lawrence e mohoi duke e quajtur gati qesharake.

Ndonëse thashethemet u përgënjeshtruan nga të gjitha palët, vetë Anna gjatë një interviste muaj më parë  u shpreh se gjithçka kishte dëgjuar e kishte bërë të ndiheshe e pasigurtë dhe e lënduar.

Burimi: Daily Mail