Showbiz dhe TV

‘Të futen në të mbathura’: Eneda Tarifa flet për lajmin e ndarjes!

16 Shkurt 2018

‘Të futen në të mbathura’: Eneda Tarifa flet për

Në janar të këtij viti u bë publik lajmi se pas shumë viteve bashkë, Eneda Tarifa me shumë mundësi ishte ndarë nga bashkëshorti, Erjon Zaloshnja.

Burime madje për Anabel. al thanë se çifti nuk shikohet më bashkë dhe mesa duket i kanë ndarë rrugët me njëri- tjetrin.

‘Të futen në të mbathura’: Eneda Tarifa flet për

Çka i përforcoi akoma më shumë zërat asokohe ishte një tjetër fakt. Eneda dhe partneri, bashkëpronarë të Rockstock- ut (të paktën deri më parë) nuk u panë bashkë këtë sezon, Eneda nuk performoi në lokal!

 

Me prerje damaresh e nisim ne....?@obsessionfashionwomen @cavaliero_club

A post shared by Eneda Tarifa ?? (@enedatarifa) on

Në vend të tij, këngëtarja zgjodhi një club tjetër, Cavaliero- n ndërkohë që pas mbrëmjes hapëse të sezonit të ri të RockStock- ut, Erjoni shkruajti:

‘Të futen në të mbathura’: Eneda Tarifa flet për

“Ky është RockStock që kam dashur gjithmonë.”

Eneda nuk ka preferuar të flasë rreth kësaj çështjeje, deri më sot ku ishte e ftuar në “PopCulture”.

“Unë ohooo kënaqem, ça nuk lexoj të shkruhet për veten time. Këta që shkruajnë janë thjesht të papërgjegjshëm, janë kazan kanë thjesht qëllim ca klikime.”

Pasi i ra tërthorazi, pasi shprehu hapur mendimin e saj ndaj “gazetaruçëve” siç ajo u referua, ndër të tjera Tarifa tha:

“Këta të prekin familjen, gjërat më të shtrenjta, pjesë të jetës dhe historisë tënde, të futen në të mbathura.”

Ndërkohë që shprehte revoltimin e saj për futjen e hundëve dhe interesimin e madh ndaj jetës së saj private, duke harruar se si personazh goxha i njohur publik që është, interes do ketë medoemos, në bisedë e sipër Eneda citon:

“Historia ime ishte e qetë, shumë e bukur, shumë interesante. Ndihem e fyer për këtë fakt, që njerëzit mundohen të hedhin baltë.”

Me këtë që tha instiktivisht të vjen të pyesësh: Ishte? Fakti që iu referua historisë së saj në të shkuarën të bën të mendosh se vërtet gjërat mund të kenë përfunduar.