Muzika

Ndërsa ne merreshim me Dua Lipën, ky artist shqiptar bëri krenar Jay Z-në

13 Janar 2018

Ndërsa ne merreshim me Dua Lipën, ky artist shqiptar bëri krenar

Në qershor G4shi- Gashi- nënshkroi një kontratë as më shumë e as më pak se me shtëpinë diskografike të Jay Z-së, Roc Nation.

Dje, G4shi publikoi videoklipin e këngës “Used to be”, të xhiruar në mes të New York-ut.

Kënga me ritëm fiksues është single-i i parë i reperit të lindur në Kosovë për tregun amerikan. Komentet në Youtube janë tejet pozitive: ka nga ata që kërkojnë që G4shi të bëhet president, të tjerë që të bëjë një bashkëpunim me Action Bronson.

Ndërsa ne merreshim me Dua Lipën, ky artist shqiptar bëri krenar

Ndërsa ne merreshim me Dua Lipën, ky artist shqiptar bëri krenar

Kur sapo nënshkroi kontratën me Roc Nation, G4shi publikoi këngën “Turn me Down”, por vetëm në variant audio, pa videoklip.

Zhvendosja e tij drejt Roc Nation u komentua edhe nga mediat e huaja. (lexo këtu)

G4shi, emri i vërtetë i të cilit është Labinot Gashi, ka emigruar jashtë vendit bashkë me familjen kur ishte i vogël. Në 1999-ën u vendosën në New York dhe tani, jeton në Brooklyn.

Bashkëpunimi i tij i parë dhe i vetëm me një artiste shqiptare ishte “Karma” me Adelina Ismailin.