Që prej muajit tetor është përfolur për një lidhje të mundshme mes yllit të ‘Fifty Shades of Grey’, Dakota Johnson dhe Chris Martin-it.
Deri më tani gjithçka mbeti në kuadër të thashethemeve, por gjërat duket se janë bërë serioze. Dakota dhe Martin janë fotografuar bashkë për herë të parë në aeroport, pas disa ditësh të kaluara në Paris.
28-vjeçarja dhe këngëtari u përpoqën të rrinin sa më shumë të ndarë, për t’ju shmangur aparatit të fotografëve, por energjia mes tyre ndihej kudo në ajër.
Miq të përbashkët të çiftit pohojnë se ata prej kohësh kanë nisur ta njohin njëri-tjetrin dhe gëzojnë komunikim fantastik.
Chris Martin ka qenë i martuar me aktoren Gwyneth Paltrow që nga 2003 deri në 2014-ën, martesë nga e cila ish-çifti ka dy fëmijë, Apple 13 dhe Moses, 11.
Burimi: Daily Mail