Instagramming

Roza Lati flet për periudhën e vështirë: Nga ‘Why Not’, zhgënjimi pas BBVA dhe largimi nga ekrani

Shkruar nga Anabel

21 Maj 2025

Roza Lati flet për periudhën e vështirë: Nga ‘Why

Moderatorja Roza Lati ka zgjedhur Instagramin për një rrëfim të gjatë dhe shumë personal, ku na kthen pas në periudhën kur drejtonte “Why Not” në RTV Ora, hedh dritë mbi zhgënjimin e saj me industrinë televizive, por edhe mbi një varg përjetimesh të rënda personale që ka kaluar në heshtje.

E gjitha nisi pas një mesazhi të një ndjekëseje, e cila komplimentonte Rozën në ekran. “Çfarë dashurie. Si gjithmonë. Dhe vazhdojnë më kërkojnë në ekran,” iu përgjigj moderatorja. “Por e vërteta qëndron që mua vërtet më është shpifur televizioni, në këtë periudhë të jetës sime.”

Roza Lati flet për periudhën e vështirë: Nga ‘Why

Ajo ndalet gjatë te periudha e programit “Why Not”, të cilin e konsideron një nga eksperiencat më të bukura, por njëkohësisht më të lodhshme emocionalisht. Roza tregon se sulmet ndaj televizionit krijuan një klimë frike që i la shpesh vetëm si staf, edhe pse publiku nuk duhej të ndjente asgjë nga kaosi pas kuintave.

Roza Lati flet për periudhën e vështirë: Nga ‘Why

“Përballonim punën në standardin dhe nivelin që kishim ngritur, me mungesë stafi, ama publiku s’duhet të kuptonte asgjë. Kam pasur ditë që mbas xhirimeve kthehesha në shtëpi. Shtrihesha në tokë nga të qarët. Jo se s’kisha mbështetjen e stafit apo të televizionit. Ne ishim si familje. Qaja se jam perfeksioniste. Detajiste. Dhe më vriste, më VRISTE, që kishim zellin, dashurinë për këtë show, por mungesë stafi dhe mbyllje dyersh.”

Roza Lati flet për periudhën e vështirë: Nga ‘Why

Në vazhdën e postimeve, Roza rrëfen se humbja e dy qenve të saj u pasua edhe nga një abort, të cilin e nënkupton përmes një imazhi të një ekoje.

Roza Lati flet për periudhën e vështirë: Nga ‘Why

Më vonë, ajo ndalet te pjesëmarrja në “Big Brother VIP Albania 3”.

“Pastaj më erdhi propozimi për t’u futur te shtëpia me kamera 24 orë. E njoh mirë spektaklin. E njoh mirë montazhin. M’u shpif edhe ajo eksperiencë.”

Roza nuk ndalet me kaq. Ajo kritikon hapur përzgjedhjen e moderatorëve në ekran, duke theksuar se shumë emra sot po vendosen në drejtimin e programeve pa pasur as përgatitjen dhe as aftësinë për të komunikuar. Kujtojmë se u përfol se Roza do të ishte moderatore e “Big Brother VIP Fan Club”, program që iu besua përfundimisht Heidi Bacit.

“Vura re, JO VETËM NË NJË TELEVIZION, që po u jepej e drejta të drejtonin e moderonin programe në TV, persona që s’kanë eksperiencë të moderojnë. Që s’dinë të flasin. Persona që NUK e kanë magjinë e fjalës, artin e komunikimit. Por që u vënë atë kufjen në vesh (që publiku s’e kupton) dhe ju diktojnë në vesh direkt çfarë të thonë aty për aty.”

Roza Lati flet për periudhën e vështirë: Nga ‘Why

Ajo shton se profesionistët nuk mund të punojnë me honorare të ulëta, vetëm që “të jenë të famshëm”:

“Vura re që pazari i ‘të drejtuarit program’ kishte rënë. Rroga qesharake po dëgjoja vërdallë, dhe nëse sillje sponsorë, përqindje qesharake po dëgjoja nga të katërta anët. Profesionisti kushton. Profesionisti e ka ZANAT këtë gjë. Nuk do të drejtoj programe falas, apo me pazar të ulët vetëm që TË JEM I FAMSHËM. M’u shpif. Edhe më shumë.”

Roza Lati flet për periudhën e vështirë: Nga ‘Why

Në fund, Roza premton për rikthim, por jo tani. Tani është koha për familjen dhe dashurinë, siç thotë vetë.

Roza Lati flet për periudhën e vështirë: Nga ‘Why
Roza Lati flet për periudhën e vështirë: Nga ‘Why

“Do rikthehem, jo vetëm unë. Por edhe profesionistë të tjerë që ju është shpifur po ashtu si unë. Siç e kam thënë publikisht: Le ta marrë malli publikun për mua në ekran. Që kur të kthehem unë…të bëj diferencën.”

Roza Lati flet për periudhën e vështirë: Nga ‘Why

Artikuj të rekomanduar: