E ftuar në ‘Pop Culture’, ndër të tjera Dorina Mema zbuloi se ka dikë në jetën e saj i cili e do më shumë nga sa mund ta dojë ajo.
“Më do më shumë seç e dua unë”- u shpreh modelja e fitness-it,duke shtuar se nuk ka ndërmend ta bëjë publik partnerin, pasi nuk e ndjen aspak të nevojshme këtë. Mjafton që gjithçka mes tyre po shkon mirë.
Dorina, gjithnjë e ka pranuar hapur se për të divorci ka qenë vendimi më i mirë që ka marrë në jetën e saj. Pavarësisht se tani ajo dhe ish-bashkëshorti janë miq dhe kanë marrëdhënie normale,modelja tregoi se shkurt se si mund të ishte jeta e saj nëse do të vazhdonte e martuar.
“Prit e përcill njerëz, laj e fshij shtëpinë,”- u shpreh Doriane cila zbuloi se nuk ka patur një histori të mirëfilltë dashurie si moshataret e saj asokohe.
Ajo tregoi se një shumë gjëra të cilat s’mund t’i përjetonte në periudhën e duhur, ndjen nevojën për t’i bërë tani.