Çfarë po ndodh rreth nesh

Manual për kurva

14 Qershor 2014

Manual për kurva

Ta zemë se je kurvë e nivelit më të lartë, superkurvë, lavire.
Në këtë rast, ta bësh gjoksin sa të lopës, t'i frysh buzët si idh, ti bësh dhëmbët sa të kalit të bardha gëlqere, të veshësh në behar një kanotjere me harqe nga mbrapa që shpatullat të duken si ythë, t'i thuash babit "ik o idiot", t'i klithësh mamit "qepe moj shtrigë", të mos lexosh kurrë një libër, si lavire që je, ti këto i di. E vetmja këshillë për ty lavire është të mos e teprosh. Se po e teprove ti lavirja ti e epërmja, merre me ment çbëhet me inferioret e tua, kurvat e tjera, për shembull, me kurvën mediatike.

Nëse je kurvë mediatike gazete, mos rresht së ngrituri në qiell laviret e çfardolloji, rrace, krahine, ideje. Kushtoju lavireve faqe të tëra. Dashnorët, partnerët, tekat, qokat, prirjet seksuale, dhe sa më tepër perversione.

Po qe kurvë mediatike televizive, disa cilësi të lavires që kanë të bëjnë me pamjen e jashtëme i ke të domosdoshme. Përdore me më tepër efikasitet video-kuvllëkun. Fto në studio hajdutët më të mëdhenj të pushtetit, politikës, biznesit, me të cilët mund të bësh kombinime interesi nga më të ndryshmet. Vetëm ata. Me të ndershmit, fukarenjtë, kotheret, s'ke punë, nga ata s'del gjë.

Kurvë e Shoqërisë Civile.
Sillu gjithë kohën nëpër konferenca dhe sympoziume me një laptop në krah. Kohën që do teprojë nga sympoziumet shfrytëzoje për kalkulime si t'i vjedhësh të gjitha paret. Në pamundësi 80 %.

Kurva politike.
Kurva politike, kjo kurvë e kurvave, kjo maksikurvë, superkurvë, hyperkurvë, s'ka nevojë për këshilla kurvllëku se kurvllëqet i di të gjitha. Për perfeksionisten e kurvllëkut, kurvën politike që gëlltit gjithçka, këshillat për kurvllëk janë e vetmja gjë që nuk e merr por e jep.

Kurvë e zakonëshme, ose kurvë ordinere.
Për shkak të numurit tepër të madh dhe në rritje, si dhe laryshisë marramendëse; e re, e vjetër, e bukur, e pabukur, amatore, profesioniste, me ose pa patentë, kurvat ordinere janë më të vështirat për tu dhënë këshilla.
Megjithatë, çfarë një kurvë ordinere sot duhet të dijë, le ta ilustrojmë me një rast tipik që vlen për të gjitha kurvat, edhe të sipërpërmendurat.

E ke njohur, ta zemë, në një Pub ose në Fejsbuk. Jeni ulur në një kafene. Ti kurvë ai budalla, keni gjysëm ore që s'po hapni asnjë muhabet. Kur befas, pikërisht në momentin që ti pret t'i ngrihet muhabeti, atij i bie celulari. Kujdes. Ti nuk je budallaqe, je kurvë. Nuk duhet t'i lejosh vetes gabime aq trashanike sa t'i thuash; "Merru me muhabetin, mos u merr me celularin". Se po t'i thuash këtë, budallait që mbahet për burrë do t'i duket vetja legen që nuk bën çfarë do vet por çfarë i thua ti. Prandaj ruaj gjakftohtësinë. Këto situata nuk përballohen me ngutje, por me mendjemprehtësi, me diplomaci. Se tani e mori në celular atë një tjetër si ty, por pas pak do të marri në celular ty një tjetër si ai. Duke u marrë gjithë kohën me zile dhe celulara, do ju përpijë heshtja të dyve. S'është problem. S'ka kohë më të përshtatëshme se heshtja për ta kqyrur njëri-tjetrin si kau-pelën, lopa-lopin.Mes shikimesh epshore, do këmbeni dhe ndonjë llaf. Po, por kujdes. Se, ngaqë kokërruari aq ment ka, muhabeti mund të rrëshqasi nëpër tema të rrezikëshme. Për Shqipërinë, për shembull. Ose edhe më zi akoma, për ndonjë katund të Shqipërisë. Po ra fjala për të tilla, do të marri për katunare, kurvë katundi, prandaj urgjent degdise muhabetin në Itali, Francë, Amerikë, Gjermani. Ku jetohet mirë, ka shkolla të mira, gjëra të shëndetëshme për të ngrënë, shoqëri për së mbari, punë të lehta që paguhen sa s'ta merr mendja, dhe plot gjëra të tjera të mrekullueshme.

Nuk është çudi të të thotë edhe "kurvë". Jo për ofendim. Thjesht sepse ashtu i dukesh. Në këtë rast bëji sqarimin përkatës. Thuaji se po të jeshë kurvë ti, i bie që të jetë kurvar ai. Nëse këto cilësime nuk i bëjnë asnjë përshtypje, thelloje qartësimin. Thuaji se nuk ka "goca të mira", "goca të këqia", "goca të bukura", "goca të pabukura", goca kështu e goca ashtu, "çuna të mirë", "çuna të këqinj" etj., por ka vetëm "goca të mira dhe kurva", "kurvarë dhe çuna të mirë". Në diktaturë kishim shumë më tepër kurva se goca të mira. Në Demokraci kemi më tepër goca të mira se kurva. Meqënëse edhe atëhere kur dominon kurvat edhe tani që janë në shumicë gocat e mira, ka pasur dhe ka "çuna të mirë" që vdesin për kurva dhe kurvarë që flijohen për "goca të mira", sa dhe "goca të mira" që ngordhin për kurvarë dhe kurva që lënë kokën për "çuna të mirë", ky mish-mash çunash dhe gocash, kurvash dhe kurvarësh, është arësyeja që zbërthen enigmën pse edhe atëhere edhe tani nga martesat e shqiptarëve dalin vetëm bastarda. Nga ky qartësim ai nuk do kuptojë gjë. Ç'rëndësi ka kupton a s'kupton një budalla. Rëndësi ka të pushkatohet koha. Të iki dita e kafenesë të vijë nata e shtratit, të zbardhi nata e qefit të nxijë dita e muhabetit.

Po ra fjala për politikë, thuaji se politika është kurvë dhe kurva politikë. Ai, i mahnitur nga kjo dituri kaq e thellë, mund të pyesi "Po unë si kurvar a jam politikan ?" Thuaji "Akoma jo".

Ky ishte manuali për kurvat femra.

Manuali për kurvat meshkuj një herë tjetër.

Ndërkohë, nëse këshillat e këtij manuali për kurva femra ti lexuesja ime e shtrenjtë nuk i zbaton dot, madje as nuk i kupton dot, çështja ndryshon rrënjësisht. Bëj të vetmen gjë që në vendin e dominuar nga kurvat dhe kurvarët një femre si ty i lejohet. Hidhu nga një grataçiel. Coptohu mbi trotuar. Prit nja dhjetë minuta sa të vijë një mjek ta masi pulsin. Prit dhe nja 35 minuta të tjera sa të vijë një ambulancë t'i mbledhi copat e hallakatura në një thes. Pastaj, si kurvë që s'je, ngjitu ku vendin e ke, në Qiell.

MAPO, 14 qershor 2014