Celebrity

Shkëmbimi që i çmendi të gjithë: Bella Hadid flet për The Weeknd pas sfilatës së Victoria’s Secret!

1 Dhjetor 2016

Shkëmbimi që i çmendi të gjithë: Bella Hadid flet

Bella Hadid është zyrtarisht ish-ja më e paparë! Vetëm një natë më parë, të gjithë sytë ishin mbi të dhe ish të dashurin e saj, The Weeknd, pasi dyshja pati një ritakim epik në sfilatën e Victoria’s Secret. Mediat në të gjithë botën shkruan për këtë moment që u cilësua sa i bukur, aq edhe i sikletshëm.

Mirëpo, modelja nuk e la këtë çast të kalonte sikur nuk kishte ndodhur asgjë, por shprehu ndjenjat e saj nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Nuk e besoj dot! Po buzëqeshja kaq shumë brenda meje ju betohem!!! Eksperienca më argëtuese dhe më nervozuese e të gjithë jetës sime, por do të doja ta ripërsërisja deri në pafundësi!!! Faleminderit The Weeknd që je artisti më i mirë dhe më i jashtëzakonshëm në planet. Bëre namin, si gjithmonë!”- u shpreh Hadid, dukshëm tepër e emocionuar nga mbrëmja e mëparshme.

Kjo ishte hera e parë e saj në sfilatën e Victoria’s Secret, ku sfiloi krahas motrës së madhe Gigi Hadid.

Burimi: Elle