Metropolitan

Arti i komunikimit...

Ne angazhohemi çdo ditë në komunikim, dhe e dimë se sa frustruese dhe e vështirë mund të jetë herë pas here kjo eksperience; sepse cështja nuk është vetëm të flasësh, por cfarë thua dhe si e thua. Në këtë pikë askush nga ne nuk është “artist” në komunikim. Në ditët e ngarkuara, me njerëz që takojmë e bashkëpunojmë, me mendjen të mbushur me kushedi çfarë,  na duhet të gjejmë patjetër telat e duhura të komunikimit me të tjerë...por, a ia dalim?! (muk e di, por ndonjëherë më mjafton të kujtoj zyrën time dhe njerëzit që punojnë aty dhe jam ndërkohë krenare për veten)

Është e çuditshme sa shumë qëniet njerëzore rezultojnë të mistershme për sytë e njëri tjetrit, sepse nuk mund të lexojnë mendjet, dhe as të hapin zemrat, dhe nëse nuk flasin si do të mund ta njihnin njëri tjetrin?! Nëse njerëzit nuk do të flisnin, sa gjasa do të kishin njerëzit “jo të bukur” të bënin të tjerët  të dashuroheshin me ta?! Nëse njerëzit nuk do të flisnin, vajzat e bukura dhe budallaqe do të ishin mbretëresha absolute...pastaj ato flasin, dhe magjia "prishet" 

Prandaj, falë zotit që flasim, dhe shprehemi, dhe bëjmë shaka...dhe qeshim, dhe ndoshta na shtohen apo na ulen piket...varet) Edhe pse thonë që fjalët  janë burim keqkuptimesh, tek ato është gjithashtu edhe zgjidhja. Na duhet të komunikojmë përditë, sepse ende nuk është shpikur ajo telekomandë që ti bëj njerëzit bezdisës “të qepin gojën”, apo një mjet  ma ca butona të vegjël jeshil që të realizonte teletransportimin tonë në sekond diku larg, në një vend magjik ku të rrinim në qetësi pa folur e duke u përqafuar...

Realiteti ynë, për fat të keq tregon se ne, “artin e komunikimit” jo vetëm që nuk e njohim, por jemi vite dritë larg edhe nga të paturit takt në komunikim (e keni vënë re sesi njerëz të caktuar “të zhbirilojnë” në cast me pyetje të pavend, të shtryrë nga kushedi cfarë lloj kurioziteti i sëmurë) e pra,  mënyra të tilla “minojnë” efektivitetin e cdo komunikimi që në fillim, dhe me të drejtë asgjë të mirë nuk pret, vecse “Keep calm and ...”  Mjaft të kujtosh se, të komunikosh reflekton mënyrën se si je rritur, dhe ne shqiptarëve në këtë aspekt do të na duhen më shumë se 100 vjet të përmirësohemi.

Shpesh komunikimi ynë karakterizohet nga mënyra drejtimi me “Ti” apo “Ti je…”, “Ti duhet…”, “Ti nuk duhet të…”  Të drejtohesh në mënyrë direkte, tingëllon si një gjykim negativ, po ashtu edhe si urdhër ndaj personit të cilin po i drejtohesh; dhe sigurisht  që njerëzit nuk kanë qejf të gjykohen apo për më tepër “ti tregosh cfarë duhet të bëjnë dhe si ta bëjnë”; duke u drejtuar në mënyrë të tillë direkte, ne shpesh përqendrohemi në “evidentimin e asaj që nuk shkon” sesa “në orientimin se si ta bësh më mirë”. Ndaj me të drejtë kjo gjë  prish balancat e komunikimit, dhe njerëzit kapen vetëm  tek fakti “se si ma the” sesa tek argumenti për të cilin supozohet të flisnin, si rrjedhim dialog bosh që të con kurrkund. 

Si përfundim, mënyra se si e thua (takti dhe detaje të tjera) kanë po aq rëndësi sa edhe cfarë po thua.

Do të vijë një ditë kur dy ne të dy do të kuptohemi vetëm me sy, por deri atëherë i dashur...duhet të flasim.

REELS

Na ishte njëherë…😂

Bricjapi ditën e dasmës 🤣

Dua Lipa dhe Callum Turner duke kërcyer në Ibiza 😍😍😍

Rrini ju!

Ndërsa në Nagyrév të Hungarisë, në fillim të shekullit të 20-të, gratë përdorën arsenik për t’u hakmarrë ndaj dhunës e shtypjes. Mes viteve 1914 dhe 1929, “Engjëjt Vrasës” helmuan shumë burra, sepse divorci ishte thuajse i pamundur.

.

Por, mendoj se në historinë tënde e gjejnë veten shumë njerëz.

Tradita (e pazakontë) nigeriane në dasma

Nuk e kam me nxitim (se verë hesapi 🍸 )

Pasi më lutën të dilja nga 🏠

----news/4996/arti-i-komunikimit