Fansat e Butrintit nuk janë aspak fansa të Kiara Titos dhe moderatorja është në dijeni të një gjëje të tillë. Në një intervistë për “Thumb”, që transmetohet të shtunën (8 qershor), Aulona e pyet Titon se “pse fansat e Butrintit nuk e duan”.
View this post on Instagram
“Unë kur isha e vogël kisha shumë qejf futbollistin Cesc Fàbregas dhe e kisha aq shumë inat atë të dashurën etj,” u shpreh Kiara. Kjo duket si një deklaratë e tipit “po, unë jam e dashura e tij”, megjithatë na duhet të presim intervistën e plotë.
Zërat se Butrinti dhe Kiara janë në një lidhje u rindëzën sërish pas publikimit të fotot ku të dy shiheshin të një fushë golfi. “Hajt hajt” shkruhej në foto, e cila lidhet me videoklipin më të fundit të këngëtarit.
Për t’u rikthyer të fansat: Pasi nisën shkëndijat e para në prill të 2016-s, kur i ftuar ishte Butrinti në Select dhe Kiara i dhuroi një puthje, dikush me emrin @butrint_offcial (llogari jo personale e këngëtarit) i komentoi moderatores “Bella jeme të dua shumë” dhe të gjithë menduan se kënga “Bella” ishte një dedikim për të.
Fanset e zjarrta të këngëtarit të njohura si #butriorsa vërshuan me komente në Instagramin e moderatores duke shkruar se “ajo nuk e meriton atë”. Asokohe, në një farë mënyrë, Butrinti ishte dakord me faktin që fansat nuk e duan Kiarën. Në një intervistë për “Jo Vetëm Modë”, ai u shpreh: “Ai është mendimi i tyre dhe unë respektoj mendimin e fansave të mi. Fansat, muzika dhe shoqëria janë gjëja më e mirë në jetë.”
Gjatë gjithë kësaj kohe, ndonëse janë fotografuar disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, Kiara dhe Butrinti e kanë mohuar lidhjen duke theksuar se “janë thjesht shokë”.