Martin Shkreli është arrestuar pas një hetimi që është bërë për mashtrim të letrave me vlerë.
32-vjeçari Shkreli, u bë shumë i famshëm që prej muajit shtator të këtij viti pasi u bë drejtori ekzekutiv i Turing Pharmaceuticals dhe rriti çmimin e një ilaçi me 5,000%.
Megjithatë, sipas gazetarëve të Bloomberg Christie Smythe dhe Keri Geiger, akuzat në këtë rast nuk janë të lidhura me këtë kompani.
"Prokurorët e akuzojnë atë për marrjen e aksioneve në mënyrë të paligjshme nga Retrophin Inc, një firmë bioteknologjike ku ai filloi punë në vitin 2011 dhe e ka përdorur atë për të paguar borxhet nga marrëdhëniet e biznesit," raportuan Smythe dhe Geiger. "Ai më pas u largua nga kjo kompani, ku ishte drejtor ekzekutiv, dhe është paditur nga bordi i saj."
Ndërkohë Shkreli ka mohuar çdo gjë në një mesazh në një buletin farmaceutik.
Burimi: Business Insider; Përshtati: Klarida Bregaj