Dje mbrëmja, emisioni investigativ “Fiks Fare” denoncoi rastin e një babai, që prej vitesh abuzonte seksualisht me të bijën, sot 18 vjeçe. Sikur të mos mjaftonte kjo, 18-vjeçares i mungoi edhe përkrahja e nënës, e cila kur e bija i tregoi filmimet, i tha kësaj të fundit se çfarë u bë u bë dhe se historia duhet të mbyllej me aq. Fill pasi ngjarja u bë publike, Ministria e Brendshme reagoi menjëherë dhe brenda pak orësh u bë arrestimi i shtetasit që jetonte në Kurbin, raportoi Fiksi në emisionin e ditës së sotme (e mërkurë, 10 korrik).
Natyrshëm në këtë pikë lind pyetja se ç’do të ndodhë me vajzën, që siç e lexuat më sipër nuk ka aspak mbështetje nga familja.
Sipas "Fiks Fare", 18-vjeçarja është marrë menjëherë në kujdestari nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale. Për më shumë mbi ngjarjen tronditëse, klikoni këtu.