KESHILLA PER BLERJET TUAJA
Shqipëria

Babai monstër abuzoi me të bijën për 3 vite: ‘Më mirë të shkosh me mua, sesa lart e poshtë’

Shkruar nga Anabel

10 Korrik 2019

Opinioni publik është shokuar mbrëmjen e së martës pas denoncimit të një rasti incesti në emisionin “Fiks Fare”. Për tre vite me radhë, babai kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij, për ta dhunuar më pas, si një mënyrë që vajza të mos tregonte gjë.

Falë rrjeteve sociale, 18- vjeçarja mundi të kontaktonte me emisionin në fjalë duke rrëfyer se në momentin e abuzimit të parë ishte vetëm 15 vjeçe dhe se gjithçka nisi në Gjermani, ku ajo së bashku me famijen e saj kishin shkuar si azilantë. E mitura ishte njohur me një djalë dhe sapo famija e mori vesh, i ati e kish’ ftuar të bijën për të shëtitur të dy bashkë:

”Më çoi afër një liqeni, aty më tha ne do bëjmë të dy të njëjtat gjëra që ti ke bërë me atë djalin. Nëse do më kundërvihesh dhe do tregosh për çfarë do të ndodhë këtu unë do të mbys në liqen.”

Që prej asaj ditë, babai monstër nuk ndaloi së dhunuari fëmijën e tij. Para disa muajsh, vajza arriti ta denonconte të atin, por “sa shkoi denoncimi im atë u vu menjëherë në dijeni nga një polic, shok i tij”.

“Më thirrën edhe mua në polici dhe më bënë presion duke më thënë se nëse nuk e tërheq kallëzimin, ndoshta edhe nuk provohet abuzimi e në atë rast do përfundoja unë në burg.” 

"Fiks Fare" tregoi me audio e video se si babai përdhunues i kërkonte së bijës të kryenin marëdhënie “për herë të fundit”.

”Kam shumë kohë që e dëgjoj që kjo do jetë hera e fundit, por fundi nuk ka ardhur asnjëherë.” shprehet vajza.

Në bisedën mes tyre dëgjohet se si i ati i thotë të bijës se “sa të bredhësh poshtë e lartë më mirë të shkosh me mua”. Çfarë i ka shokuar akoma më shumë njerëzit është reagimi i mamasë së 18- vjeçares, e cila kur e bija i tregon filmimet, ajo i tha kësaj të fundit se çfarë u bë u bë dhe se historia duhet të mbyllet me aq. Për më shumë ndiqni videot:

Shtepi ne shitje

MOS I HUMBISNI