News

Armina Mevlani dhe Dasara Malltezi në të njëjtin event, nuk e përfillin njëra-tjetrën

Pa dyshim që lajmi rozë më sensacional për vitin që lamë pas ishtë bërja publike e lidhjes së djalit të ish-kryeministrit Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Armina Mevlanit, moderatore televizive. Meqënëse lajmi ka qarkulluar si thashethem për më shumë se dy vite, të gjithë ishin kuriozë për të mësuar se si do të finalizohej ai. Dhe në mes të vitit të kaluar filloi gradualisht dekonspirimi, në fillim me foto e më pas me intervistat e dhëna. Më tej kurioziteti i radhës, meqënëse Shkëlzeni ishte i divorcuar kur krijoi një lidhje të re, ndërkohë që Armina ishte beqare, të gjithë prisnin se si do të reagonte familja e Shkëlzenit për lidhjen e re, a do të pranonte ish-kryeministri Berisha menjëherë zgjedhjen e djalit të tij apo do t'i duhej më shumë kohë?

Një nga rastet ku kjo pyetje mund të merrte përgjigje, ishte nata gala e organizuar nga Presidenti Nishani me qëllim bamirësinë. Aty u paraqitën me radhë Shkëlzeni dhe Armina, zoti Berisha dhe bashkëshortja e tij, zonja Liri Berisha, si dhe vajza e tij Argita dhe bashkëshorti Jamarbër Malltezi. Meqënëse atje nuk u lejuan gazetarët dhe fotoreporterët, ne nuk mundëm të mësonim nëse Shkëlzeni me partneren e tij ka ndenjur me pjesën tjetër të familjes apo veç saj.

Por ajo që dimë me siguri, është eventi i fundit, pak ditë para ndërrimit të viteve. Aurela Hoxha do të promovonte atelinë e saj të re me fustane nusesh dhe, siç ndodh në këto raste, kishte shumë të ftuar Vip. mes tyre ishte dhe vajza e madhe e Argita Malltezit, Dasara, një personazh shumë mediatik si dhe Armina Mevlani.

Por ajo që çuditi të gjithë të ftuarit, ishte fakti se ato të dyja nuk u përshëndetën dhe nuk e përfillën njëra-tjetrën. Mos vallë Dasara, një vajzë shumë rebele në natyrë, nuk e pranon ende faktin se daja tashmë ka një partnere të re?

Shënim: Lajmi i mësipërm është marrë nga suplementet e gazetave të ditës së shtunë, ndaj Anabel.al nuk mban përgjegjësi për vërtetësinë e tij!

Burimi: Suplementi Panorama Plus

#showbiz

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb