Showbiz

Reagon Armina Mevlani: 'Asgjë nuk është siç duket'

Ditët e fundit, Armina Mevlani ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave online pas ndryshimin që bëri me look-un e saj. Prerjen e re të flokëve të 24-vjeçares shumë njerëz e komentuar si tepër të ngjashme me atë të ish-bashkëshortes së partnerit të saj, Sadije Berishën.

Por si për të hedhur poshtë këtë thashetheme, vetë Armina 2 ditë më parë publikoi një foto të saj të vjetër- të 5 viteve më parë, për të treguar se look i fundit nuk ka lidhje fare me zonjën Berisha, por ka qenë një model flokësh që ajo e ka preferuar që në adoleshencë.

Përpos kësaj, në postimin më të fundit bërë në Instagram, Armina duket sikur ka dashur t'u përgjigjet të gjithë zhurmës mediatike të krijuar duke publikuar një thënie ku ndër të tjera ka shkruar: “Pas çdokujt qëndron një histori dhe një arsye se “përse”! Koha i shpjegon më mirë gjërat më mirë dhe tregon se sa të vërtetë janë personat. Mos e prishni bukurinë tuaj me fjalë të shëmtuara edhe për ato që ndoshta mund ta meritojnë".

Kjo thënie duket se ka rindezur sërish debatin mes komenteve në Instagram për lidhjen e shumëpërfolur mes showgirl-it dhe djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berishës. 'Pse mos të jesh nice ti, sikur tu desh ty të ulesh në tavoline e tu shpjegosh dy qenieve te pafajshme që babi sapo ra në dashuri, se mos tu desh ty të marrësh fëmijët e të largohesh, po në të ndodhtë ty ske as ku vete thuaj se maksimumi do jetoje dy blloqe larg. Prandaj vazhdo të jesh nice se nuk është se tu prish terezia ,madje tu rregulluan hallet, të pakten në dukje se ferri njeriut eshte zëri i ndërgjegjes...ama po ti binte ndonjë njeriu ky hall, dyshoj shumë në të kthyerit të gjërave me nice apo me class. Mbushi boshllëqet me ca karta, bën mirë e me ca mace se për të edukuar femijë do shkollë për vete...", shkruan një komentuese (jo me identitetin e saj.)

Ndonëse shumë e kanë komplimentuar sjelljen e përmbajtur të 24-vjeçares, një tjetër komentuese shkroi kështu për publikimin e Arminës: 'Në një farë mënyre edhe kjo një përgjigje është, po si thua ti është me pak klas po nejse. Ne nuk gjykojmë, gjykon Zoti më mirë dhe të jesh e sigurt që gjykimi i tij është më i rëndë se çdo fjalë që të kanë thënë deri tani. Kur te bëhesh vetë prind do e kuptosh se sa e gabuar është kjo që bëre. Bota është portokalle e dashur. Asgjë nuk të justifikon, asgjë.'

Këto komente ka nxitur edhe Arminën të përgjigjet, ndonëse njihet si person i tërhequr në deklarata apo ndaj reagimeve publike. 'Unë këtu s’jam që t'ju sqaroj njerëzve jetën time personale,por një gjë mund ta them me bindje që asgjë s’është siç duket ndaj as ju s’mund të gjykoni me bazën e asaj çka lexoni në media, ndaj kam thënë edhe këtu shume gjëra vetëm koha mund t’i tregojë siç janë në të vërtetë. Në lidhje me Zotin besoj shumë dhe i kërkoj falje çdo ditë për gabimet (por që s’janë ato që mendoni ju)', përfundon 24-vjeçarja komentin e saj.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb