
Arjola Demiri la shtëpinë e "Big Brother VIP". Përballë Donaldit, Einxhelit dhe Beniadës, Arjola ishte më pak e votuara nga publiku për të qëndruar. Por fati ishte me të, sepse falë një bilete kthimi ajo u rikthye në shtëpi.
Gjatë prime-it të sotëm, Arjola takoi tre fëmijët. Pas takimit shumë emocional, një kuti dhurate priste aktoren, ku ndodhej një çelës, simboli i surprizës që Top Channel kishte përgatitur për Arjolën - një apartament.
Pas njoftimit të eleminimit, Arjola u shpreh se sidoqoftë ishte e lumtur, sepse "Big Brother-in e saj e ka fituar". Që prej fillimit, Arjola është shprehur se qëllimi për hyrjen në shtëpinë e famshme është shtëpia për 3 fëmijët.