Përveç televizionit, Anjeza Maja po përgatitet të hapë një biznes të sajin. Dhe përveç biznesit të ri, po përgatitet për hapin e radhës në jetë.
Moderatorja dha një intervistë për Revistën Who, shoqëruar me disa foto tejet seksi, rezultat i aktivitetit fizik dhe regjimit ushqimor. Diçka tjetër që e dobëson Anjezën? Vuajtjet e dashurisë.
“Dua të kem dikë, atë dikënë që duan të gjitha vajzat. Të më dojë për atë që gjen tek unë. Por, s’është e lehtë. Kur isha më e re, mendoja se vitet nuk ikin dhe se mundësitë do të ishin në kuti prej ari, por nuk është gjithmonë kështu. Jeta është fat dhe e kam bindje. Tani, shpresoj që ky fati im të mos vonojë shumë. Nuk kam humor për pasiguri, por rëndësi ka që jam gjithmonë shumë aktive me punën e me miqtë. Jam gati të hap një kapitull të ri,” thotë Anjeza.