Showbiz

Almeda Abazi këndon në ‘Kënga Magjike’!

Almeda Abazi ka kërcyer dhe ka kënduar nën tingujt e këngës së njohur ‘Sway’  , gjatë finales së Këngës Magjike. Bashkë-prezantuesja e këtij edicioni e ka shfaqur veten edhe në një fushë tjetër, ku nuk e kishim parë më parë. Almeda ka luajtur në disa seriale turke, si ‘Konak’ apo, ‘Sulejmani i Madhërishëm’, ndërsa vitin e fundit i është besuar drejtimi i një formati televiziv turk me udhëtime në vende të ndryshme të botës. Si kërcimtare ajo e ka sprovuar veten në ‘Dancing With the Stars’ Turkey, duke u renditur e 3-a.  Ndërsa në finalen e Këngës Magjike Almeda ka provuar të këndojë, duke interpretuar e kërcyer me këngën ‘Sway’, e shoqëruar nga trupa e balerinëve të TV Klan. Siç tregoi prezantuesi Ardit Gjebrea, kompozitori Adrian Hila pasi e kishte dëgjuar  kishte thënë se ‘Almeda mund të këndojë’.

Almeda Abazi është një ndër fytyrat më të njohura në Turqi. Ajo është kthyer në skenat shqiptare pas shumë vitesh, dhe ka qenë në qendër të vëmendjes si bashkë-prezantuesja e Këngës Magjike. Në nisje të natës finale, ajo ka shprehur mirënjohjen ndaj publikut shqiptar dhe ka thënë: ‘Nuk dua të iki!’ 

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb