Metropolitan

Ajo pa t'i vritej para syve e gjithë familja: E mbijetuara e vetme e familjes Jashari!

Ajo quhet Besarta Jashari dhe sot është 28 vjeç. Me siguri mbiemri ju tingëllon i dëgjuar dhe keni të drejtë: Bëhet fjalë për të mbijetuarën e vetme nga sulmi i forcave serbe mbi familjen Jashari!

Besarta është mbesa e Adem Jasharit dhe vajza e Hamzës, të dy luftëtarë legjendarë të luftës së Kosovës. 18 vite më parë Besarta dëshmoi sesi familjarët e saj mbetën të vdekur në sulmin 3-ditor të forcave serbe, dhe sot ajo e ka shumë të vështirë të kthehet në kullën e Jasharëve, ku ndodhi gjithçka. Mure që mbajnë ende shenjën e plumbave, dyshemeja ku Besarta pa të vdekur të atin dhe çdo cep tjetër i shtëpisë ja bën të pamundur asaj të mos emocionohet teksa flet.

Kemi qëndruar 3 ditë dhe më 7 mars ka qenë koha kur shkijet janë afruar. Pasi është vrarë gjyshi, baba jem dhe Ademi, më pas shkijet janë afruar në drejtim tonin dhe kanë filluar të gjuajnë nga shtëpia. Të gjithë kanë vdekur, shpëtuam unë me motrën e vogël dhe dy kushërinjtë. Pastaj serbët qëlluan sërish në drejtimin tonë dhe u vranë. Këtu ka qenë i vrarë Ademi, k’tu nusja e tij dhe këtu kam bërë unë si e vrarë”, shprehet Besarta Jashari. Pas një lufte të ashpër me burrat e familjes Jashari më 5, 6 dhe 7 mars 1998 mbetën të vrarë edhe gratë e pjesa më e madhe e fëmijëve, vetëm Besarta mbijetoi. Edhe pse shumë e vogël në moshë, mbesa e Jasharëve kishte mësuar t’i rezistonte presionit të ushtarëve serbë për të treguar. “Më bënë shumë pyetje, por unë nuk tregova.

28-vjeçarja thotë se sa herë të vjen këtu i kujtohet kur mami i ushqente dhe kur babai këndonte për mëmëdhenë. Besarta sot është vetë nëna e një djali të quajtur me pseudonimin e gjyshit, “Dyl”. Përpos saj, edhe vëllai i saj Bekimi ka mbetur gjallë duke qenë se babi Hamza e dërgoi në Gjermani gjatë luftës. Ata të dy takohen shpesh dhe pavarësisht pengjeve me të cilat lufta i ka lënë, (Besarta kujton ende trupin e motrës së vogël), kanë shpresë se e ardhmja e tyre do jetë plot dritë.

Burimi: Top Channel / Përgatiti: Ergisa Bejkollari

REELS

Si do reagonit po të merrnit një propozim të tillë? 🤨

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Kujdes kujt i çoni dhurata 🤨

Bizhuteritë në muzeun e Luvrit (disa u vodhën) 👀

Në këtë Q&A me ekspertët tanë nga Lush, flasim për rëndësinë e thjeshtësisë, kujdesit natyral dhe produkteve që respektojnë lëkurën dhe planetin. Rreziqet e përdorimit të tepërt të produkteve kozmetike nga të rinjtë. #LessIsMore #LushSkincare #NatyraleMeLush #SkincareQandA #CleanBeauty #SimpleSkincare #LushLove

Unë dhe shoqja e ngushtë, kudo dhe kurdo 🤍

Sa e mila.