“Shiko kush luan” mbylli sezonin e tij të dytë këtë të martë, më 1 janar, puntatë ku të ftuar ishin Flori Mumajesi, Klajdi Haruni, Bruno, Krusita, Kejsi Tola dhe DJ Viki. Në përfundim të një sezoni të suksesshëm, siç është bërë tashmë traditë në të tilla raste, moderatorja iu drejtua Instagramit.
“Shiko Kush LUAN”. Krenaria ime më e madhe! Sfida ime më e madhe! Arritja më e madhe! VETËM, POR JA DOLA! – shkruan fillimisht Luana.
Më pas, ajo gjen mundësinë të falenderojë publikun dhe stafin për punën e palodhur, përfshirë këtu edhe Top Channel për besimin.
“Faleminderit publikut më të mirë në botë që e keni përqafuar kaq fort këtë program, i keni dhënë jetë!
Faleminderit stafit më të mirë në botë (një pjesë e tyre janë në klip) për gjithë punën tuaj të palodhshme.
Faleminderit Top Channel!”
A do të ketë një sezon të tretë të emisionit?
“Shihemi në sezonin e 3-të. Kush mezi po pret që tani???”