Rreth orës 23:00 të mbrëmjes së mërkurë, në fshatin Gërçec të Shkupit ka mbetur i vrarë një shtetas me emrin Nebush Nuishi. Gjithashtu ka mbetur i vdekur edhe Qani Murtezani ndërsa është plagosur shtetasi Mumin Arjullau. Sipas atyre që thuhen nga mediat maqedonase, siç shkruan TetovaSot, vrasja mund të lidhet me këngëtaren pasi raportohet të ketë pasur një sherr midis Nuishit dhe Zeirja Latifi Zekos, i cili është i dyshuari kryesor për vrasjen. Arsyeja e konfliktit nuk është e ditur.
Sidoqoftë Tahiri ka dhënë një deklaratë për Opinion, duke thënë se ajo nuk është e përfshirë në këtë vrasje, dhe se e vërteta do të bëhet e ditur shpejt. Ndërsa policia dyshon se edhe i vëllai i Nuishit mund të ketë qenë pjesë e vrasjes, së bashku me një të 3-të.